Gjeto Luca rrëfen raportet me Ingrid Gjonin: S’mu nda me telefonata, ta nxin jetën!
Këngëtari Gjeto Luca ishte i ftuar në emisionin Vizioni i Pasdites, ditën e sotme, ku ka rrëfyer momente të ndryshme nga jeta personale.

Ndër të tjera, gjatë bisedës në studio, Luca ka treguar edhe për marrëdhënien me bashkëpunëtoren e tij më të mirë siç e quan ai, këngëtaren e njohur, Ingrid Gjoni, ku u shpreh se:

“Të dy e kompletojmë njëri tjetrin. Ingriti është e fortë në klipe, punëtore e madhe nuk fle, ta nxin jetën me atë dreq telefoni një milion herë kur ka një klip ose kur ka një këngë.

Nuk e lë punën,është korretkte nëpër koncerte e dasma. Kam filluar ta marrë edhe nëpër dasma tani, 90% të koncerteve i bëjmë bashkë”, u shpreh Gjeto Luca.


Këngëtari ka theksuar se njohja mes tyre ka qenë e krejt e pazakontë, duke shtuar se Ingridi nuk është ndalur së e telefonuari, madje deri në gjetjen e numrit të gruas së Gjeto Lucës.

“A s’më ka shkuar mendja ndonjëherë në jetë sepse ishte krejt rrymë tjetër. Kishte ardhur një herë në një dasmë në ishull dhe po më dëgjonte live me këngën “Tre mijë vjet me jetu”.

Erdhi aty e dëgjoi live, dha pastaj s’mu nda me telefonata derisa i gjeti edhe numrin gruas time.

Rastësisht në Tiranë po ndihmoja dikë te spitali dhe më thotë sa mendjemadh je o burr, hajde dëgjoje një herë materialin!”, ka përfunduar këngëtari Gjeto Luca.
Shtuar më 23/10/2019, ora 19:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori