Gjest i madh i Pink, këngëtarja ndërpret koncertin për...


Pasi i kishte shtyrë disa koncerte në kuadër të turneut ‘Beautiful Trauma’ në Australi, Pink është rikthyer në skenë.

Këngëtarja amerikane ka marrë vëmendjen e të pranishmëve në një prej koncerteve me gjestin që bëri.

Gjatë performancës së saj në Brisbane, Pink e ndërpreu koncertin pasi pa një pankartë me një shkrim të bërë nga një fanse e saj 14-vjeçare, Leah Murphy.

“Përshëndetje, emri im është Leah. Jam 14 vjeçe dhe kam mbetur pa nënën time të bukur. Kam nevojë për një përqafim… të lutem”, shkruhej në pankartë, gjë që tërhoqi vëmendjen e këngëtares.

Fansja, që shoqërohej nga tezja, kishte bërë plan që të shkonte në koncert me nënën e saj, Debbie, e cila fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.

Pink e ndali koncertin dhe iu afrua vajzës 14-vjeçare për ta përqafuar. Gjest i madh ky i artistes së madhe.
Shtuar më 25/08/2018, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori