“Gjeniu i vogël 5”, tetë konkurrentë të tjerë në finale
Nata e dyte e spektaklit “Gjeniu i vogel”, ishte e mbushur me sfida dhe emocione te medha. 16 femije u bene protagonistet e se henes ne teatrin e televizionit Klan.

Me vokalet dhe interpretimet e mrekullueshme “live”, ata sfiduan njeri – tjetrin ne perballje dyshe, te percaktuara nga shorti.

Spektakli qe ngerthen para ekranit mijera teleshikues, ne nate e dyte solli nje mbremje plot ethe dhe gare. Femijet perjetuan ethet e nje konkurrimi te vertete, por formula e ketij edicioni iu dha nje tjeter mundesi ne netet e tjera te spektaklit, dueleve me te forta. Tete konkurrente kaluan ne netet finale, ndersa kater prej tyre u eliminuan.

Femijet qe moren vleresimin maksimal te jurise, krijuan atmosferen e vecante te nje konkurrimi te vertete profesionistesh te vegjel. E vecanta e kesaj mbremje ishte se, talentet e vegjel sollen permes zerave te tyre nje repertor me kenget dhe pjeset me te njohura nga muzika boterore dhe ajo kombetare. Sipas drejtuesve artistike, gjate cdo nate, konkurruesit do te interpretojne rreth 15 materiale muzikore, por pervec materialeve te huaja do te synohet edhe drejt materialeve shqiptare, sidomos ato popullore profesionale, qe kerkojne nivel interpretativ.

Tensionin e sfides se konkurrimit te nates se dyte te “Gjeniut te vogel”, e zbuten notat e spektaklit, me protagoniste finalistet e edicioneve te shkuara. E ftuar ne mbremjen e dyte ishte fituesja e “X-Factor Albania 1”, Sheila Haxhiraj, e cila eshte nje prurje e shkolles se “Gjeniut te vogel”. Ajo interpretoi per publikun ne Teatrin e televizionit Klan dhe teleshikuesit interpretime “live”, duke i dhene programit ngjyrat e nje spektakli te vertete talentesh muzikore.
Shtuar më 13/03/2013, ora 15:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori