Gjendje të rënduar psikologjike, James Arthur i kërkon falje fansave
Fituesi i X Factor, James Arthur, do të performonte së bashku me Gary Barlow dhe Mark Owen në koncertin që zhvillohej për bamirësi, në Royal Albert Hall, ditën e enjte.

Kompozitori 31-vjeçar kërkoj falje publikisht nëpërmjet një postimi në Twitter, në të cilin shkruan se po luftonte me gjendjen e tij të rënduar mendore, psikologjike. Kjo gjë e çoj në marrjen e një vendimi të tillë kaq të vështirë, për tu tërhequr dhe në këtë mënyrë duke e pasur të pamundur për të qenë pjesë e eventit.

Në fund të postimit të tij ai ju premton fansave se do të shlyej këtë gabim dhe se po kërkon ndihmë për të kaluar këtë gjendje të rënduar psikologjike.

Komente të shumta pozitive nga fansa dhe të famshëm ku shkruajnë dhe i urojnë më të mirat këngëtarit dhe gjithashtu e falenderojnë për transparencën dhe sinqeritetin e gjendjes së tij.
Shtuar më 29/03/2019, ora 19:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori