Gjendet Hyrremi i ri? (VIDEO)
Meryem Uzerli, "sulltanesha" Hyrrem, e cila u bë e njohur nga seriali "Sulejmani i Madhërishëm" ("Muhtesem Yuzyil"), është larguar nga Turqia dhe është kthyer në Berlin.

Mësohet se aktorja ka humbur vetëdijen gjatë festimeve të episodit të 100-të të serialit, i cili e bëri të famshme. Ajo është diagnostikuar me lodhje kronike dhe rraskapitje mendore.

Ndërkohë producentët e serialit kanë filluar audiocionet për të gjetur aktoren e re dhe mesa duket Hyrremi i ri është gati. Bëhet fjalë për aktoren 22-vjeçare Betul Çiçek.

Në një video të përhapur në mediat turke, aktorja e re duket se i ngjan shumë aktores Meryem Uzerli jo vetëm në pamje por edhe në rol.

A do të jetë kjo Hyrremi i ri? Të presim e të shohim.../albeu.com/
Shtuar më 29/05/2013, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori