Gjebrea tregon të pathënat: “Kur të jesh mërzitur shumë” u bë pa lejen e Dritëroit
Ditëlindja e Dritëro Agollit u bë një event i madh mes artistësh, pasi ishte ditëlindja eparë pas ndarjes së tij nga jeta.

Kjo mbrëmje nuk mund të kuptohej pa një prej këngëve që, më së shumti, shpreh filozofinë e jetës pas vdekjes së një poeti, përmes veprash.

Pas prezantimit të Justina Aliajt, Ardit Gjebrea u ngjit në skenë për të interpretuar këngën “Kur të jesh mërzitur shumë”, por përpara se ta bënte këtë, i ulur pranë pianos, ai ndau me të pranishmit historinë e kësaj kënge.

Se si ai kishte shfrytëzuar pa leje poezinë e Dritëroit. Dy “bashkëfajtorët”, me Elonën, përzgjodhën një nga poezitë më të fundit, që gjendej mbi tavolinë dhe ia treguan atij vetëm kur kishte përfunduar.

“Mora fizarmonikën në krahë dhe shkuam drejt shtëpisë. U takuam dhe nisa t’i tregoja për këngën. Si fillim, ai u vrenjt se i kishim marrë poezinë pa leje, por pastaj e pëlqeu. Unë nuk e mendoja se ajo do të bëhej një nga këngët më të njohura dhe do të këndohej nga kaq shumë njerëz.

Madje, edhe nga vajza ime, Ana, që s’më ka parë asnjëherë duke kënduar, por vetëm duke prezantuar. Nuk e dija që ajo e dinte këtë këngë të gjithën”, tha Gjebrea, duke thirrur të bijën në skenë dhe për të kënduar së bashku këngën hit, “Kur të jesh mërzitur shumë”. E më pas, të tjera poezi të Dritëroit, dhe për Dritëroin. Nuk munguan as kujtimet e miqve, të cilët do të sillnin për të ftuarit momente të këndshme nga bisedat me Dritëronë.
Shtuar më 14/10/2017, ora 18:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori