Gixhari shokohet nga Arvizu: Të më ftojë në SHBA (FOTO LAJM)

Aktorja bukuroshe Olta Gixhari ka reaguar menjëherë pas deklaratës së ambasadorit Arvizu, duke theksuar se nuk e priste që ajo të njihej dhe të vlerësohej për karrierën e saj. Batuta e ambasadorit nuk i ka shpëtuar aspak, ndërsa ka theksuar se me dëshirë do të pranonte një ftesë për në SHBA.

Nëse kthehemi pas në kohë, dy ditë më parë, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, tha se një nga keqardhjet e largimit nga Shqipëria ishte fakti që nuk takoi dot Olta Gixharin.

Aktorja ka thënë për “Bluetooth” se u shokua kur e mori vesh këtë deklaratë, por ka thënë se do e takonte me kënaqësi Arvizunë. Ndërkaq, duke folur në një media tjetër, aktorja ka thënë se e pret Arvizunë që ta ftojë në SHBA.

“Nuk e di fare se përse e ka thënë atë ambasadori dhe nuk ja kam idenë aspak. Të them të drejtën as nuk e dija se Arvizu e dinte se Olta Gixhari ekziston, megjithatë më pëlqeu shumë si batutë, ishte spektakolare.

Edhe unë vetë u shokova nga deklarata e tij, megjithatë jam e lumtur që e ka ditur se kush është Olta dhe ka njohur karrierën time. Natyrisht që do ta takoja me shumë kënaqësi. Nëse marrë një ftesë, nuk gjej arsye përse mos ta takoj, sidomos tani që do të largohet nga Shqipëria”. /albeu.com/
Shtuar më 20/12/2014, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori