Gixhari e lidhur me një djalë 8 vite më të vogël?
Një romancë e re për aktoren Olta Gixhari, për të cilën ka zëra se është lidhur me një djal më të ri në moshë. Ndonëse nga ana e saj nuk ka asnjë konfirmim, mediat rozë nuk e kanë lënë në hije këtë çështje. Sipas suplementit "Bluetooth", 30-vjeçarja është lidhur me një djalë 8 vite më të ri në moshë, student në një nga universitetet e njohura në Tiranë.

Burime të gazetës thonë se Gixhari dhe djali 22-vjeçar me inicialet Xh.N., kanë disa muaj që shoqërohen bashkë dhe janë parë edhe në makinën luksoze të djalit. "Çifti kanë bërë disa udhëtime së bashku madje thuhet se djali ka publikuar dhe foto të çiftit", shkruan suplementi në fjalë. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2015, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori