Gipsy Kings dhe Bleona koncert në Tiranë
Bleona Qereti, vazhdon të promovojë albumit të saj të parë ndërkombëtar "Pass Out", me turneun koncertor në viset shqiptare ndërsa përmbyllja e turneut do të bëhet në kryeqytetin shqiptar, më 25 shtator.

Në këtë koncert do të jenë të ftuar grupi Etnon dhe Hekuran Krasniqi ndërsa të ftuar special për këtë mbrëmje këngëtarja ka zgjedhur grupin e njohur të viteve të 90-ta Gipsy Kings.


Përveç këtij grupi, sipas Mapo-s, sikurse edhe gjatë gjithë turneut, në koncertin e Tiranës këngëtarja do të shoqërohet nga dy anëtarët e Timbaland Production: reperi Brasco si dhe DJ zyrtar i Timbaland, Dj Freestyle Steve. /albeu.com/

Shtuar më 19/09/2012, ora 12:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori