Banorët e Klosit kalojnë natën jashtë pas tërmetit, 12 banesa të dëmtuara

Tërmeti i mbëmjes së djeshme në Klos, me magnitudë, 4.7, ka ngjalur panik te banorët e zonës, por jo vetëm.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se shumë banorë e kanë kaluar natën jashtë nga frika e një lëkundjeje më të fortë që fatmirësisht nuk ka ndodhur.

Gjatë orëve të natës janë ndjerë disa postlëkundje, por me magnitudë të vogël dhe thuajse nuk janë ndjerë.

Mbëmjen e djeshme, kryetari i Bashkisë së Klosit, Ilmi Hoxha, ka bërë me dije situatën e krijuar pas lëkundjeve të tërmetit.

Ai ka thënë se janë dëmtuar 3 banesa në Klos dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por pas verifikime të kryera sot nga emergjencat civile, rezultojnë 12 banesa të dëmtuara


Shtuar 16.01.2023 09:07

Tags: ,