Spitali i Sarandës sqaroi se pati vetëm tym, dalin pamjet nga salla e djegur e pajisjeve të Radiologjisë (VIDEO)

Kanë dalë pamjet nga salla e pajisjeve të Radiologjisë në Spitalin e Sarandës, ku në orët e para të mëngjesit u raportua për një zjarr.

Në njoftimin e saj policia bënte të ditur se shkak i rënies së zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa vetë spitali njoftoi se ka pasur vetëm tym dhe se nuk pasur dëme të tjera materiale.

Nga pamjet e siguruara duket qartë se ka pasur flakë se disa pajisje janë djegur plotësisht./albeu.com