Gigi Hadid urim special mamasë së saj për ditëlindje
Pëlqej
Mamaja është heroina e saj, kështu është shprehur modelja e famshme Gigi Hadid në Instagram.

Ajo ka ndarë një foto me ndjekësit e saj ku uron ëmbëlsisht Yolanda-n, mamanë e saj për ditëlindje. Menjëherë vërehet ngjashmëria e tyre edhe pse Gigi në këtë foto ka qënë e mitur.

22-vjeçarja u ka treguar publikut për marrdhënien e veçantë që ka me mamanë e saj dhe se ndjehet krenare për të. “Ndihem shumë me fat që kam pasur pranë një njeri si ty, krijuese, e pavarur dhe të zgjuar. Faleminderit për gjithçka, gjithmonë. Meriton të gjithë lumturinë e botës.

Të dua Mama. Gëzuar ditëlindjen”-janë këto fjalët e ëmbla në diçiturën e fotos që çdo nënë do të donte të dëgjonte nga vajza e saj.
Shtuar më 13/01/2018, ora 17:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori