Gigi D’Alessio i mbytur në borxhe
Kush do ta mendonte që Gigi D’Alessio do të kishte vështirësi të mëdha ekonomike, madje do të planifikonte koncertet për 15 vitet e ardhshme për ti dhënë fund problemeve.

Kompanitë e këngëtarit janë në një borxh prej 25 milionë eurosh, ndërkohë që 49 vjeçari ka shitur 20 milionë disqe.

Gjendja e tij ekonomike i ka rrezikuar dhe miqësinë me Valeria Marini, të cilës i detyrohet 200 mijë euro, por javës tjetër mund të firmosë me të një marrëveshje me këste.

“Do të këndoj dhe do të bëj koncerte për 15 vite që të paguaj për borxhet e mia”, tha këngëtari napolitan për "Corriere della Sera". /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 15:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori