Gëzim Nika: Zëri im si vera e kuqe
Këngëtari i mirënjohur në të gjitha viset shqiptare, Gëzim Nika, ka qenë “mysafir” i përzgjedhur në emisionin e Turjan Hyskës, Oktapod, në Vizion Plus.

Këngëtari me një karrierë rreth 33 vjeçare në muzikë, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, është ndjerë komod, por edhe i emocionuar në rrëfimin e tij personal, duke mos hezituar edhe të ndajë me publikun, interpretime të këngëve të tij më të njohura, duke dëshmuar edhe një vokal të pacënuar me kalimin e viteve.

“Tek zëri jam si vera e kuqe”, ka qenë batuta e atij që njihet si “Bilbili i Tropojës”. Gëzim Nika ka ndarë për herë të parë edhe një rrëfim mbi këngën e “Jakup Ferrit”, duke deklaruar se ka qenë ai që e ka kënduar për herë të parë, e më pas e kanë marrë dhe përpunuar edhe grupe të tjera, mes të cilëve edhe “Djemtë e Detit”.

Për këngëtarin Nika, bashkëpunimet me Aurela Gaçen kanë qenë dhe janë gjithnjë të suksesshme. “Kur bashkohet një gegë dhe një toskë, një vlonjate dhe një tropojan, bëjnë gjëra të mëdha”, është shprehur duke qeshur Gëzim Nika. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2016, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori