Zyrtari rus: “Moskën” e fundosi raketa e NATO-s

Sergei Markov, ish këshillues i presidentit Vladimir Putin është shprehur se anija luftarake “Moska” është goditur nga një raketë e NATO-s. Ai u shpreh për BBC se raketa është dërguar në Ukrainë janarin e shkuar.

Në një intervistë, Markov tha se humbja e “Moska-s”, pavarësisht se është pengesë për marinën ruse, është e kuptueshme që “Rusia po lufton jo vetëm kundër Ukrainës, por kundër një “koalicioni” të shteteve të mëdha, përfshirë SHBA-në.

Versioni i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse flet për një aksident që ndodhi në bordin e anijes, kure si Kievi ashtu edhe inteligjenca perëndimore pohojnë se fundosja ishte rezultat i një sulmi me raketa anti-anije të prodhuara në Ukrainë./albeu.com


Shtuar 18.04.2022 16:07