Gerta, për humbjen e vajzës: Për një vit nuk i shkova tek varri
Gerta Heta, prej 7-vjetësh po jeton me bashkëshortin e saj Matko dhe dy vajzat, Lunën 6-vjeçare dhe Matean që është një vjeçe e gjysmë.
Heta ka përjetuar një dhimbje të madhe familjare, humbjen e binjakes së Mateas.

Gerta ka thënë për Rudinën, ku ka qenë e ftuar me bashkëshortin e saj, se ato dy muaj ishin shumë të dhimbshëm për të dhe bashkëshortin e saj, por forcën për të vazhduar para e kanë gjetur tek dy vajzat e tyre.

“Është fundi i botës, është shumë e vështirë dhe kjo as që mund të përshkruhet me fjalë", thotë moderatorja, e cila shton se e ka pasur shumë të vështirë ta përballojë humbjen e vajzës së saj.

“Gjatë kohës që isha shtatzënë me binjaket isha tip që lexoja, kisha lexuar shumë…. Në atë periudhë, unë ndërpreva leximet dhe prisja mrekullinë. Nuk kisha asgjë çfarë të bëja në ato momente dhe gjithçka e lashtë në dorë të Zotit për dy muajt që qëndrova në spital. E vetmja gjë që bëja me shumë dashuri ishte mbajtja e kangurit, ato ushtrimet duke mbajtur bebet që i bënim dy herë në ditë. Jetoja vetëm me momentet e kangurit… duke shpresuar. Dhe, falë Zotit, Matea sot është mirë. Për një vit nuk gjeja forcën t’i shkoja dot te varri, nuk mund të shkoja. Unë nuk isha as kur u varros, sepse isha në spital dhe as për një vit nuk shkova dot. Vetëm qaja çdo ditë. Pas një viti, gjeta forcën të shkoja dhe kam qarë me dënesë. Kisha një vit që qaja çdo ditë… Dhe pas asaj dite, u bëra më mirë, e ndjeva veten më leht녔, tregon ndër të tjera Gerta.

Moderatorja ka shtuar se jeta vazhdon për të gjithë dhe se Matea ka për të patur gjithmonë një engjëll mbrojtës në çdo hap që do të hedhë./albeu.com/
Shtuar më 27/02/2017, ora 20:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori