Gerta e “Big Brother” pranon publikisht se bën buzët dhe rezultati nuk është aspak siç e priste (FOTO LAJM)

Ish-banorja e edicionit të 9-të të “Big Brother Albania”, Gerta Shino, është shumë e ndjekur në rrjete sociale dhe tashmë ka hapur një kanal të sajin në Youtube, ku ndan me fansat gjithçka nga jeta e saj e përditshme.

Ajo jeton prej disa kohësh në Oslo të Norvegjisë me partnerin e saj, Florentin, me të cilin do të kurorëzojë shumë shpejt dashurinë me martesë.

Këtë verë, Gerta u kthye për të kaluar disa ditë në Shqipëri dhe i plotësoi vetes disa dëshira, siç ishte ajo e bërjes së buzëve.

Ish-banorja e ka ndarë eksperiencën e saj me të gjithë ndjekësit, duke filmuar çdo moment gjatë ndërhyrjes në buzë.

Ajo shfaqet shumë e lumtur për këtë ndryshim të sajin dhe në video shkruan: “Bëra buzët dhe nuk më vjen turp ta pranoj. Rezultati jo siç e prisja”, duke treguar më tej gjatë videos se rezultati i kishte pëlqyer më shumë se ç’kishte menduar dhe për më tepër, nuk ndjeu asnjë dhimbje.

Ajo ka publikuar një foto të buzëve të saj në Instastory, ndërsa ne po presim poza të tjera nga Gerta për të parë më qartë ndryshimin.

Shtuar më 05/09/2019, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori