Georgina "gabon" njësoj si Arbana Osmani, moderatorja: Tani ndihem më mirë (FOTO LAJM)
Partnerja e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo,
Georgina Rodriguez, shkëlqeu me dy paraqitje të ndryshme në festivalin e Filmit në
Venecia.
Bukuroshja e Ronaldos kishte bërë zgjedhjen e duhur për të treguar fizikun e saj prefekt në sytë e gjithë botës, duke zgjedhur një emër të njohur të modës edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për stilisten Lia Stublla, e cila ishte krijuesja e fustanit të dytë të
Georgina-s në festival.
Mirëpo, vëmendjen e shkëlqimit të saj e mori një detaj i vogël i njërës prej veshjeve në
Venecia.
Bukuroshja u shfaq me
etiketën e pahequr të rrobave që kishte veshur dhe kjo s’i shpëtoi dot syrit të paparacëve.
Madje, në fotot e saj gjeti “ngushëllim” edhe moderatorja Arbana Osmani, e cila më herët është fotografuar me
etiketën e veshjes dhe fotoja e saj ka bërë xhiron e rrjetit.
“
Georgina është një prej nesh. Nuk është se e kam vrarë mendjen ndonjëherë, por tashmë ndihem më mirë.”- shkruan ajo me humor krahas postimit.
Shtuar më 05/09/2020,
ora 17:09