Tronditet Kruja pas mesnate, shpërthen tritoli në mes të rrugës

Kruja është tronditur gjatë natës nga shpërthimi i një sasie tritoli.

Bëhet me dije se një sasi tritoli ka shpërthyer në aksin Fushë Krujë-Krujë në afërsi të lagjes Zim Zeneli të këtij qyteti.

Është ende e paqartë se cili ka qenë objektivi i sulmit pasi sasi e lëndës plasëse ka shpërthyer në mes të rrugës.

Nga shpërthimi është hapur një gropë në rrugë dhe janë thyer xhamat e vitrinat e disa banesave dhe bizneseve aty pranë.

Shpërthimi është regjistruar rreth orës 02:00 pas mesnate.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Albeu.com/


Shtuar 3.08.2023 08:10