George Bush i bën dhuratën e veçantë Eduart Ndocajt
Eduart Ndocaj është komentuar shpesh për stilin e tij të të veshurit si kaubojs dhe i ftuar në “Xing me Ermalin” ka treguar se ky pasion lindi ka nga filmat me kaubojsë që shihte në fëmijëri.

“Kur punonin prindërit në koperativë, mamaja ishte çobane kuajsh dhe unë shkoja me kuajt e koperativës që në moshën 7 vjeç. Merrja një rrogë në koperativë. Nuk e dinin ata që i ruaja unë kuajt, kujtonin se i ruante mami”, tregoi Ndocaj.

Politikani zbuloi se kapelja që mban në kokë i është dhuruar nga ish-presidenti amerikan George Bush.

“Kjo është kapele e veçantë. E ka mbajtur një nga lopçarët më të mëdhenj të botës. Kjo është kapelja e George Bushit. Ma ka dhuruar me firmën e tij”, tregoi Ndocaj.
Shtuar më 27/01/2019, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori