E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Genti lë pas zënkën me Erën: Jemi pajtuar!
I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, reperi Gent Fatali foli ndër të tjera edhe rreth marrëdhënies së tij me Era Istrefin, marrëdhënie që deri kohë më parë ishte e acaruar për shkak të këngës së mirënjohur “Shumë pis”.

“Në fillim e kam marrë si me hatërmbetje. Por ka qenë ashtu situata, janë bërë gjërat që të shkojnë në atë drejtim, por tash’ jam shumë shumë në rregull me Erën. Ndonjëherë shkëmbejmë ndonjë direct message. Unë i gëzohem suksesit të saj.” u shpreh Fatali.

Për këdo që s’është në dijeni çështja qëndron këtu: Tre vite më parë do të publikohej kënga “Shumë pis”, por ajo që publiku nuk dinte ishte se në fakt kënga në fillim u mendua të realizohej mes Erës dhe Gentit. Nuk e dimë ç’ndodhi por në fund Era preferoi ta prezantonte këngën me një tjetër reper, Ledri Vulën shkruan anabel.

Pavarësisht gjithçkaje, Genti duket se ka vendosur të mos mbetet peng i një kënge të së shkuarës. Jo vetëm kaq, por nuk përjashtoi madje as mundësinë e një bashkëpunimi mes tij dhe Erës, që tashmë po gëzon famën ndërkombëtare. Teksa moderatori Isli Islami u shpreh se tashmë është e vështirë të bashkëpunosh me Erën (nisur nga përmasat e suksesit të saj), Fatali u përgjigj:

“Unë besoj në mrekulli.”
Shtuar më 20/03/2019, ora 20:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori