Genta këndon për Berishën, jo për partitë në Kosovë
Pëlqej
Këngëtarja Genta Ismajli mesa duket nuk është e kënaqur nga partitë politike në Kosovë. Në një kohë kur ka nisur fushata për zgjedhjet vendore të 3 Nëntorit këngëtarja, e cila ishte pjesë e fushtës së Partisë Demokratike në Shqipëri, ka vendosur të mos këndojë për asnjë prej partive në vendlindjen e saj. Këtë detaj e ka pohuar edhe "Treja", kompania që menaxhon këngëtaren.

Ata janë shprehur se Genta ka marrë disa oferta nga parti të ndryshme në Kosovë por i ka refuzuar të gjitha me preteksin se ndodhet me pushime dhe po punon për prezantimin e librit të saj autobiografik.


"Genta momentalisht ndodhet në pushim jashtë vendit, ajo gjatë kësaj periudhe ka ndërprerë çdo aktivitet muzikor duke përfshirë edhe ato të fushatave politike. Në fakt ne kemi patur disa oferta nga subjekte politike por i kemi refuzuar me urdhër të Gentës", janë shprehur nga "Treja". /albeu.com/


Shtuar më 10/10/2013, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori