“Game over”, organizonin lojëra fati të paligjshme, 5 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të organizimit të lotarive të palejuara në ambientet e dy lokaleve.

Në kuadër të operacionit “Game over 5” u vunë në pranga 5 shtetas.

U arrestuan: B. S., 61 vjeç, P. M., 51 vjeç, D. Ç., 42 vjeç, E. B., 22 vjeç, dhe P. S., 59 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në dy lokale të ndryshme, në rrugën “Tish Daija” dhe “Skënder Luarasi”, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 21.04.2023 10:18