Genta e Graciano ndajnë keqardhjen që duhet të luftojnë kundër njëri-tjetrit
Graciano dhe Genta ndodhen në dhomën e ndenjes dhe fillojnë të flasin me njeri-tjetrin për nominimin e kësaj jave. Ata të dy shprehen se u vjen keq që janë përballë njëri-tjetrit dhe për më tepër që janë vetëm ata të dy në nominim dhe njëri prej tyre do të lërë lojën të shtunën e ardhshme.

Graciano i thotë Gentës se atij i vjen keq që nominimi shkoi në këtë mënyrë, sepse ata kanë qenë miq të mirë dhe gjithmonë e ka shprehur se nuk do të donte që të ishte vetëm përballë Gentës në nominim.

Nga ana tjetër, edhe Genta shprehet se i vjen keq për këtë situatë që është krijuar, sepse do të shpresonte që në nominim të ishin më shumë se dy dhe për më tepër nuk do të donte që të kishte përballë Gracianon, të cilin në disa momente ajo e ka quajtur edhe vëlla.

Graciano thotë se “mendoja që do të dilte edhe Gerta me neve në nominim”, ndërsa Genta thotë se është e sigurt 100% se grupi ku ndodhet Gerta kanë votuar që të katërt që ajo të ishte në nominim. Graciano thotë se atij i vjen keq edhe për faktin se Gerta e Tani, që sipas tij nuk janë aq aktivë sa ai e Genta në shtëpi, do të qëndrojnë më gjatë se ata. Genta po ashtu thotë se ata janë banorë që kanë hyrë shumë vonë në ‘Big Brother’ dhe ndaj ajo dhe Graciano nuk meritojnë që të dalin, për më tepër që ata janë ndër banorët e parë që kanë hyrë që në 18, madje Genta është banorja e parë që ka hyrë në ‘Big Brother 5’.

Më pas Graciano i thotë Gentës se në fund të fundit e rëndësishme është që ata ta shijojnë këtë eksperiencë”. Më pas Genta e pyet se si u dje gjatë momentit që doli Ola dhe Graciano i thotë se i vjen shumë keq që Ola doli, sepse sipas tij në shtëpi ka banorë që nuk meritojnë që të jenë pjesë e shtëpisë si Gerta e Tani. Më pas aty vijnë Françeska dhe Erioni, të cilët fillojnë të flasin për qentë e tyre dhe Erioni u bën lojëra banorëve me qenin e tij Xhesi
Shtuar më 29/04/2012, ora 15:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori