Gent Zenelaj rrëfen situatën më të sikletshme mes tij, Ermal Mamaqit dhe Jul Dedës
Një nga treshet më të suksesshme të humorit në Shqipëri është grupi i famshëm “SHBLSH” që kishte si protagonistë tre aktorët e mirënjohur, Gentian Zenelaj, Julian Deda dhe Ermal Mamaqin.

Ndonëse sot nuk kanë marrëdhënien e dikurshme, komediani Zenelaj ka rrëfyer në “Mos i fol shoferit” se dy ish kolegët e tij kanë qenë partnerë të jashtëzakonshëm.

“Kam patur fatin e madh që kam pasur partnerë të jashtëzakonshëm. Ky zanat nuk bëhet vetëm, po the jam më i miri je askushi”, ka thënë ai.

I pyetur nga moderatorja Rudina Dembacaj se cila ka qenë një nga situatat më të sikletshme në skenë, Zenelaj ka treguar për herë të parë njërën prej tyre.

“Me grupin “SHBLSH” po punonim një numër me një grua që s’e donte burri dhe ajo do të hidhej nga shkallët dhe pikërisht atë ditë ndodhi një vetvrasje në Elbasan.

Altini vjen i alarmuar duke na thënë, numri bie poshtë se ka një impakt të keq dhe jemi detyruar me Julin që për një orë duke pirë cigare të improvizonim numrin më te bukur që mund te kemi patur ndonjëherë në Portokalli.

Presioni ndonjëherë të bën të bësh mrekullira”, ka përfunduar Genti. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2018, ora 20:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori