Gent Zenelaj: Në fillim bënim "xixa" me Saimirin, tani kemi kimi mes nesh (VIDEO)
Gent Zenelaj, drejtimin e emisionit "Stop" së bashku me Saimir Kodrën e ka cilësuar si me shumë "xixa", të cilat u shuan me kalimin e kohës. E gjithë kjo situatë ishte shkaktuar për shkak të moderimeve me një natyrë të ndryshme nga ky aktuali.

"Kam patur gjithmonë ëndërr të isha pjesë e një emisioni investigativ. Siç duket, Sajmiri e kishte marr vesh këtë gjë dhe më ftoi ta bënin bashkë një projekt të tillë dhe unë pranova me kënaqësi.

Në fillim nuk ka qënë e lehtë, sepse me Sajmirin bëmë “xixa”. Ai i kishte hipur një treni që ecte me 300 km/orë, ndërkohë që unë nuk kisha ritme aq të shpejta edhe prej mungesës së eksperiencës në një format të tillë.

Megjithatë isha unë ai që duhet të merrte vrull dhe jo të ngadalësonte Sajmiri.

Tani jemi mirë, kemi kimi mes nesh!”, u shpreh ai në "Tek unë" në IN Tv.

Siç e shpjegon Zenelaj, është Kodra ai që merr përsipër më shumë problematika mbi organizimin e emisionit.

"Saimiri është armë më e hapur, ka sulmin armën më të fortë. Unë kam mburojën, përpiqem t'i kaloj gjërat me humor, ndërsa Saimiri i merr të gjitha problematikat mbi vete, organizon stafin, që në orën 7 të mëngjesit". /albeu.com/




Shtuar më 28/11/2016, ora 17:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori