Gent Zenelaj i prekur për kolegun: Qofsh i parajsës Ermal
Pëlqej
Aktori Gent Zeneli ka shkruar në rrjetet e tij sociale një status shumë të ndjerë dhe prekës për vdekjen e Ermalit, punonjësin e Teatrit Kombëtar.

“Pas çdo shfaqje të sukseshme...pas cdo duartrokitje të zjarrtë pas cdo shkelqimi projekorësh qëndrojnë disa njerëz pa fjalë....njerëz që punojnē me përkushtim cdo ditë...

Njerëz që nuk e kalojnë kurrë fondalin por të qeshur nga xhepat e skenës marrin krenari nga suksesi i shfaqjes ndërsa ne aktorët pērkulemi pērpara publikut...dhe pjese dhe meritë të padiskutueshme në këtë sukses kanë edhe ata....por një nga ata sot nuk ësht; më.

Qofsh i parajsës Ermal..na trishtove të gjithëve Ermal..sa trishtim që kur të hedh sytë në të djathtë të skenës sdo jetë më silueta jote aty..i buzëqeshur si gjithmonë,”-ka përfunduar Genti.
Shtuar më 17/02/2018, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori