Reperi i njohur publikon videon, akuzon Taynën për kopjim: Më detyrohesh 100 mijë dollarë (VIDEO)

Dy muaj më parë, Tayna publikoi këngën me titull “Valle”, një bashkëpunim me Lumi B. Mirëpo, së fundmi, reperja po përballet me akuza nga një reper britaniko-xhamajkan, i cili shprehet se ajo ka kopjuar një pjesë të tekstit nga kënga e tij “Bam Bam” të publikuar më 6 shkurt 2020.

“Pull up in a pull up in a fresh Adidas, Tayna might ride them never need gas”, dëgjohet duke thënë Tayna në këngë, pjesë që është shkëputur nga hiti i Stylo G. Reperi ka ndarë një video ku shfaqet kënga “Valle” si dhe kënga e tij, duke treguar kështu ngjashmëritë mes tyre.

“Sa më detyrohet ajo?”, ka shkruar ai ndërsa i bën tag Taynës: “100 mijë dollarë për një rresht ose kënga do të zhduket për 48 orë.” Ndërkohë, ende nuk ka një reagim nga ana e reperes shqiptare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Stylo G (@officialstylog)