Gene për t’u pasur zili, klani Hadergjonaj-Ramosaj sfidon gjithë showbizin (FOTO LAJM)

Albërie Hadërgjonaj ishte vajza e ëmbël dhe plot ëndrra, që dëshironte me çdo kusht të ndiqte rrugën e muzikës. Pasioni i saj më i madh ishte të kënduarit dhe për të mosndjekja e kësaj ëndrre, do të thoshte të mos pasurit jetë. Albëria e filloi karrierën në moshë shumë të hershme dhe ishte vetëm 12 vjeç kur rrëmbeu çmimin e parë si këngëtare në Zagreb, në kohën e ish-Jugosllavisë shkruan who.

Më vonë karriera e saj ishte gjithmonë e më shumë në ngritje, derisa këndoi këngën “Lozonjarja”, ku dhe vendosi vulën duke u njohur për të gjithë si vajza e atij hiti. Por paralelisht me karrierën, për Albërien ecte dhe jeta private. Ajo u martua në një moshë fare të re, 15 vjeçe dhe një vit më pas u bë nënë, ku solli në jetë vajzën e saj të parë, Agnesën. Kështu rrodhën gjërat për Albërien me sfida, pengesa, vështirësi, pa praninë e bashkëshortit, deri në ditët e sotme, ku duket që talentin ia ka trashëguar dhe fëmijëve saj shkruan who.

Anxhelina Hadërgjonaj është vajza e vogël e këngëtares, e cila duket që ka ecur në gjurmët e së ëmës. Anxhelina është po aq e bukur sa Albëria dikur, ka po të njëjtën finesë dhe sharm. Mbi të gjitha ka të njëjtin zë si nëna. “Kjo jetë s’mjaftoi” ishte kënga e dytë e saj, ku tregoi se kishte një shtrirje vokale shumë të madhe, me të cilën u vlerësua dhe me çmim në atë kohë në ‘Top Fest’. Tashmë krahas zërit Anxhelina ka treguar se dhe di të performojë shumë mirë, të kërcejë dhe zoterojë skenën. Ajo ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po punon fort për t’u bërë pjesë e tregut atje, ndërkohë që ka realizuar edhe një projekt për tregun shqiptar.



Vajza e madhe, që e bëri për herë të parë nënë këngëtaren Albërie Hadërgjonaj quhet Agnesa. Ndryshe nga mamaja e saj, Agnesa nuk ka ndjekur fushën e muzikës, por ka mbaruar studimet për drejtësi. Sot bukuroshja është berë nënë e një vajze të quajtur Elektra dhe vazhdimisht merret me evente bukurie dhe bamirësie. Së fundmi, ajo ishte një ndër organizatoret që solli në “Pallatin e Kongreseve” grimierin e famshëm të Kim Kardashian, Mario Dedivanoviç, si dhe po punon për të sjellë së shpejti parukierin e saj.



Mbiemrin e ka të ndryshëm nga Albëria, por gjakun e ka të njejtë. Argjentina është mbesa e “Albit”, pra i ati i saj është vëllai i këngëtares. E kur flasim për Argjentinën, nuk kemi nga t’ia nisim. Ajo numëron disa hite. Shumica e këngëve që e bënë të njohur janë të shkruara nga Flori Mumajesi. “Shpirt i bukur”, “Si shiu”, “Perfekt”, “Jeta vazhdon”, “Engjejt qajnë” janë vetëm disa prej tyre. Ramosaj bie në sy dhe për bukurinë, flokët e gjatë, tiparet e brishta dhe përmasat prej modeleje e bëjnë të duket më shumë se e përsosur.

Vazhdojmë të jemi brenda po të njejtës familje, po këtë herë mbiemri i vërtetë është Kamerolli. Më duket se ju ngatërruam pak, por jo. Beatrix është vajza e motrës së Albëries, por që zgjodhi të prezantohej me mbiemrin e së ëmës. Talenti për muzikën dhe bukuria fizike duket se është trashëguar edhe në venat e saj. E kujt nuk i kujtohet performanca seksi e Trixës në finalen e ‘Top Fest’, ku i gjithë “Pallati i Kongreseve” u elektrizua nga sensualiteti …

Më në fund një djalë. Albani është një ndër djemtë më të adhuruar të momentit, është shembulli tipik, ku vajzat “shkulin flokët”. Ndonëse ka vetëm pak këngë të lançuara, ai është kthyer në fenomenin më të ri të muzikës shqiptare. Fiziku, tiparet e rregullta me vështrimin ngulitës që të mbetet në mendje dhe këngët, e kanë bërë atë shumë të pëlqyer nga gjinia femërore… “Aurora”, “A thu pse”, “Ike” dhe “Bitchi mesnatës” janë disa nga këngët që nuk besojmë se ekziston njeri që mos t’i ketë dëgjuar të paktën një herë të vetme. Njësoj si në ‘Hollywood’ edhe ne kemi një familje ku të gjithë janë të famshëm, ‘Kardashian’-ët shqiptarë janë ‘Ramosaj-Hadërgjonaj’.
Shtuar më 25/01/2019, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori