Shoferi i autobusit të linjës së Unazës, “Green Line: është liruar nga burgu.

Gjykata ka caktuar sot ndaj tij masën e sigurisë të ‘arrestit të shtëpisë’.

Agron Xhafa akuzohet se shkaktoi aksidentin e shumëfishtë para pak ditëve në zonën e “Shallvareve”.

9 makina u përfshinë në aksident dhe disa persona mbetën të plagosur.

Në dëshminë e tij 63-vjeçari tha se në momentin e përplasjes masive, humbi vetëdijen. /albeucom