Ministri i Jashtëm ukrainas paralajmëron: Nëse Bjellorusia kalon kufirin, ndërpresim marrëdhëniet diplomatike

Ukraina ka paralajmëruar se do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Bjellorusinë, nëse forcat e saj të armatosura kalojnë kufirin ukrainas.

Paralajmërimi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

“Bjellorusia  është bashkëpunëtor në krimin e agresionit dhe askush nuk e vë këtë në dyshim. Ne ndërpremë marrëdhëniet diplomatike me federatën ruse menjëherë pas fillimit të sulmit në një shkallë të gjerë. Marrëdhëniet diplomatike do të ndërpriten edhe me Bjellorusinë nëse forcat e saj të armatosura kalojnë kufirin ukrainas”, theksoi Kuleba.