Gena i propozon martesë Genta Ismajlit para publikut (VIDEO)
Pëlqej
Gena njihet jo vetëm për zërin e këngët e bukura por edhe për atmosferën e këndshme që krijon në çdo ambient ku ndodhet.

Kështu ka vepruar edhe në një koncert në Gjakovë ku artisti ishte i pranishëm së bashku me Genta Ismajlin.

Në një moment të performancës të së dyve Gena ulet në gjunjë dhe i propozon martesë Gentës.

"Genta Ismajli, sot po ta kërkoj dorën për martesë. A je dakord?”, thëret këngëtari me mikrofon duke marrë një “PO” nga Genta.

Natyrisht e gjithë kjo ishte në suaza të shakasë dhe krijimit të një atmosferë të mirë mes një numri të madh të publikut. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2017, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori