Njëri godet xhaxhanë, tjetri policin, dy të arrestuar në Vlorë e Sarandë

Një 48 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohet se ka dhunuar xhaxhain e tij.

Gjithashtu një 45-vjeçar është arrestuar pasi ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Kufitare në SPK Port Sarandë.

Shtetasi K. M., bashkë me 2 vëllezërit e tij, në SPK Port Sarandë, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Kufitare, pasi ai i ka komunikuar shtetasit A. M. se nuk mund të udhëtonte për shkak se kishte parregullsi në dokumentacionin e tij.

Gjithashtu policia ka nisur procedimin penl për dy vëllezërit e të arrestuarit.

Njoftimi policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta xhaxhanë e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 45 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M. dhe E. M. (të tre vëllezër).

Shtetasi K. M., bashkë me 2 vëllezërit e tij, në SPK Port Sarandë, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Kufitare, pasi ai i ka komunikuar shtetasit A. M. se nuk mund të udhëtonte për shkak se kishte parregullsi në dokumentacionin e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 46 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin L. Xh., 59 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 18.07.2023 15:00