Gazetarja italiane plagos të fejuarin: Mbrojta fëmijën nga një bishë
Pëlqej
Pak ditë pas plagosjes së fejuarit nga ana e gazetares italiane, është rrëfyer kjo e fundit në lidhje me këtë ngjarje. Ajo ka thënë se ky akt është bërë për të mbrojtur fëmijën.

“Unë mbrojta fëmijën tim nga një bishë”. Ky ka qënë kuptimi i statusit të gazetares Eleonora De Nardis, në lidhje me plagosjen ndaj të fejuarit të saj.

“Faleminderit për të gjitha mesazhet e solidaritetit të këtyre ditëve. Për ata që më njohin, e kuptojnë çfarë kam hequr gjatë këtyre viteve, e vetme. Unë mbrojta fëmijën tim, asgjë më shumë. Tani kam frikë nga hakmarrja”, ka deklaruar gazetarja, në profilin e saj në Twitter. /albeu.com/

Shtuar më 16/08/2014, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori