Rama për krizën: Çmimet në Shqipëri janë rritur thuajse sa gjysma e rritjes në vendet e rajonit, shkak mburoja financiare e qeverisë tonë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rritja e çmimeve në Shqipëri është sa gjysma e rritjes në vendet e rajonit.

Sipas Ramës, arsyeja kryesore e këtij frenimi të inflacionit është mburoja financiare e qeverisë mbi çmimin e energjisë, i cili sipas tij, mbahet i paprekur nga rritja si rezultat i kompensimit masiv nga buxheti i shtetit.

Komentet Rama i bëri përmes një postimi në Facebook.

“������Sipas raportit të shtatorit të Bankës Botërore @ëorldbank për Sigurinë Ushqimore, në analizën e efekteve të luftës mbi çmimet në produktet ushqimore dhe gjendjen e prodhimit/furnizimit, Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit më të ulët mbi çmimet e produkteve ushqimore, krahasuar me vendet e rajonit. Rritja e çmimeve në Shqipëri është thuajse sa gjysma e rritjes së raportuar në pothuaj të gjithë vendet e rajonit. Arsyeja themelore e frenimit të galopit të inflacionit në vendin tonë është mburoja financiare e qeverisë mbi çmimin e energjisë, i cili mbahet i paprekur nga rritja si rezultat i kompensimit masiv nga buxheti i shtetit���”, është shprehur Rama./albeu.com/