Gazetarja e njohur përplaset me Olta Gixharin: Sillesh si divë po s’ke punuar ndonjëherë në jetë!

Teksa në spektalklin “ Në një javë” vajzat paskan patur një përplasje tashmë sherri mes tyre është bërë serioz.

Detajet e para për përplasjen mes tyre i ka dhënë vetë Romina Ruda e cila në një postim të fundit në Facebook shkruan: E kupton që ke bërë gjëra të mira në jetë kur Olta Gixhari të kërkon të çohesh sepse nuk rri dot në të njëjtën tavolinë me ty!”

Të dyja vajzat ndodhen në Prishtinë në kuadër të Festivalit të Filmit dhe aty mesa duket ka ndodhur edhe episodi i sikletshëm për të cilin flet gazetarja.

Por çfarë ka ndodhur në zanafillën e këtij sherri? Këtë e ka rrëfyer vetë Romina e cila tregoi për “Blitz.al” se ka qenë sjellja prej dive e Oltës që ka qenë shkak për zënkën e tyre. “Në fakt gjithçka ka nisur që në programin “Në një javë” ku Olta ka marrë pjesë ndërsa unë isha producente segmenti. Olta më kërkonte që t’i merrja këpucët se nuk e kuptonte ç’bëja.

Thjesht unë isha e pakënaqur me sjelljen prej diva të saj. Ajo më konsideronte të paaftë besoj, sepse s’ka punuar ndonjëherë në jetë. Përsa i përket situatës dje, unë u ula në tavolinë se takova një shok.

Ajo bëri skena po unë s’e mora seriozisht që të mërzitesha. Përkundrazi, më bëri të qesh, m’u duke vetja si tek ‘Gossip Girl’.”- rrëfeu Romina Ruda.

Por Romina nuk është e vetmja që mendon kështu për aktoren Gixhari dhe këtë e dëshmojnë edhe komentet dhe pëlqimet në deklaratën e saj në Facebook, ndër të cilat bie në sy ai i kolegut të Oltës,Neritan Liçaj, i cili qesh me atë që ka shkruar Ruda dhe i thotë: “Je e madhe!” /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2017, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori