Faqja e internetit e Real Madridit është faqja më e vizituar e futbollit në Evropë

Faqja e Real Madridit është më e vizituara në Evropë, duke numëruar vetëm faqet e futbollit, me rreth 8 milionë klikime në muaj. Të dhëna të tilla jepen nga aplikacioni i njohur SimilarWeb, i cili raporton se kjo gjendje ka vazhduar për gjashtë vjet.

Është kurioze që në Spanjë faqja e internetit e Real Madridit renditet vetëm e dymbëdhjeta në mesin e të gjitha faqeve sportive, por vetëm projektet që lidhen me bastet në lojëra janë përpara. /albeu.com/