Gazetari i njohur gjen një portofol ''Armani'', më thanë mbaje se ka shumë lek
Pëlqej
Gazetari i njohur, Enrik Mehmeti ka rrëfyer se rastësisht ka gjetur një portofol femrash. Këtë përvojë gazetari e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet socilale.

Ndër të tjera Mehmeti shprehet se në atë moment dikush i tha që ta mbante sepse në të mund të kishte shumë para, ndërsa gazetari i’a kthen se një gjë të tillë nuk mund ta bëjë duke e argumentuar.

Më poshtë statusi i plotë:

Duke drekuar në një restorant më rastisi të gjeja një portofol femrash i markës ‘Armani’ poshtë karriges ku isha ulur.Menjëherë njoftova kamarierin duke e vënë në djeni që ta siguronte me shpresën se pronarja të kujtohej ku e kishte harruar dhe ta tërhiqte.


Dikush te tavolina ngjitur më tha ‘mbaje se kushedi sa lek ka brenda’ por i’a ktheva se ‘vendosu në vendin e personit që ka humbur portofolin se si do ndiheshe të humbisje jo vetëm pjesë te djersës së humbur por dhe sikletit të dokumentacioneve’. Askush nuk i gëzon sendet e humbura të dikujt tjetër të çfarëdo vlere qofshin. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori