Vrasja në Maliq, vajza që dyshohet si “molla e sherrit” u filmua nga 26-vjeçari (FOTO LAJM)

Vrasja e 26-vjeçarit Martin Çeço në Maliq mbetet ende e veshur me dyshime, ndonëse policia ka arrestuar 3 persona si autorë të dyshuar.

Emisionin “Me zemër të hapur” në News24 ka sjellë sot pamjet e gjetura në telefonin e viktimës.

Bëhet fjalë për një video të filmuar nga Martin Çeço të një vajze që punonte në byrektore dhe iu ka pohuar familjarëve që kjo vajzë i pëlqente shumë dhe komunikonte me të.

Në videon e shfaqur, vajza duket pranë një byrektoreje që shiste njëkohësisht dhe akullore, ku shërben si kameriere. Ndërkohë 18-vjeçarja për të cilën u tha fillimisht se ishte molla e sherrit, ka mohuar se ka punuar ndonjëherë në byrektore. Ajo rrëfeu në emision se mblidhte lule dhe nuk e njihte viktimën, duke shfajësuar dhe 2 personat e arrestuar Valter dhe Idlir Molla, kushërinj me njeri-tjetrin.