Gati për festa! Atmosfera magjike brenda shtëpisë së Bebe Rexhës (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, mundohet të jetë sa më aktive në rrjete sociale, ku qëndron në kontakt me ndjekësit e saj.

Së fundmi, Bebe na ka treguar atmosferën magjike të shtëpisë së saj me rastin e festave.

Në InstaStory, Bebe ka publikuar një foto ku tregon ambientin e ngrohtë plot zbukurime për Krishtlindjet dhe natën e ndërrimit të viteve.

Ajo ka vendosur në kuzhinë një pemë gjigante të zbukuruar me fjongo të kuqe, ndërsa degët e bredhit nuk mungojnë kudo nëpër shtëpi, siç mund ta shihni në foto.

Disa ditë më parë këngëtarja la Shqipërinë, pas një vizite pas tërmetit të 26 nëntorit, për të ndihmuar në ndërtimin e dy shtëpive për familjet e prekura.
Shtuar më 25/12/2019, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori