"Nëse zhveshja është civilizim, atëherë më të civilizuar se ne janë pulat, macja, qeni që ecin gjatë gjithë kohës
zhveshur dhe nuk e kanë problem çfarë bëjmë..."
Gold Ag ka kritika të shumta ndaj artistëve të rinj që dalin
zhveshur, ndërsa i ka krahasuar me pula e qen.
Të shumta janë ato artiste të cilat në klipet e tyre muzikore përpiqen të shfaqen sa më sensuale dhe tërheqëse për syrin e publikut. Por
Gold Ag nuk i pëlqejnë aspak zhveshjet në klipe e skena.
Ai tha në emisionin “Why Not” se nuk është aspak dakort, dhe këto klipe as artistët vetë nuk mund ti shikojnë me të afërmit apo familjarët e tyre.
"Mendimi është i imi, ndoshta e kam gabim. Nëse zhveshja është civilizim, atëherë më të civilizuar se ne janë pulat, macja, qeni që ecin gjatë gjithë kohës
zhveshur dhe nuk e kanë problem çfarë bëjmë.
Ajo që na dallon ne është truri. Nuk është problemi të mbulohesh, por të kesh një marre. Këngëtarët e rinj i kanë disa videoklipe që nuk i shikojnë dot me prindërit e tyre"-tha
Gold Ag.
Shtuar më 19/10/2020,
ora 17:54