Gega: Ky nuk është Partizani im, iu prekën themelet

Ishte arkitekti i Partizanit kampion të vitit të kaluar, por, çuditërisht ndërpreu marrëdhëniet me klubin pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e kuq për të vijuar projektin. Në një intervistë të gjatë për gazetarin e SuperSportit, Glend Tafaj,

Skënder Gega, me sinqeritetin që e karakterizon, duke analizuar situatën që po kalojnë tani “Demat”, u shpreh se Partizani i sotëm nuk është i tiji. Asaj skuadre që doli kampion i janë prekur themelet…

“Ky ekip nuk është imi, nuk është imi për dy arsye të rëndësishme dhe thelbësore. Unë nuk jam trajner e përderisa nuk jam trajner, nuk kam asnjë lloj përgjegjësie dhe asnjë lloj merite. Jo për ta anashkaluar dhe për të dalë i larë, por me dëshirën e mirë për të parë që Partizani të shkojë më mirë.

Unë besoj dhe jam shumë i sigurt që u gabua që u prekën themelet e asaj që ishte ndërtuar. Në konceptin tim, e shoh një ekip futbolli si një shtëpi që ndërtohet pa hile, ndërtohen me themele të forta ose me kolona të forta. Është e vërtetë dhe statistikat flasin: u prish ai ekuilibër, ajo mënyrë loje. U prish sepse është e drejta e trajnerëve që kur vijnë kanë filozofinë e tyre, shprehin garanci për ata që sjellin. Se sa në gjendje kanë qenë për t’i njohur me shpejt lojtarët nuk e di, por statistikat flasin. Nuk kali dhje ekipi që kishim me performancën që ne kishim me atë ekip.”


Shtuar 6.03.2020 17:37