Gaga pranë Swift në momentet e vështira
Lady Gaga i është gjetur pranë në momentet më të vështira Taylor Swift, ndërsa ka përcjellë dhe një mesazh sa i takon sëmundjes së nënës së saj.

Të dy këngëtaret kanë zgjedhur rrjetet sociale, ndërsa reagimet e fansave kanë qënë të shumta. Taylor Swift lajmëroi dy ditë më parë se nëna e saj Andrea vuan nga kanceri.

Disa orë pas këtij publikimi, mikesha e saj, Lady Gaga shkruan: "Zoti të bekoftë ty, nënën dhe familjen tënde. Ne të gjithë do të lutemi për ju". /albeu.com/

Shtuar më 11/04/2015, ora 12:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori