Doli nga makina për të shpëtuar pasagjerët, kush është dentisti shqiptar që vdiq aksidentalish në Zvicër

Jetmir Morina është dentisti shqiptar nga Topanica e Kamenicës, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike mbrëmjen e së mërkurës në Zvicër.

I ndjeri po shkonte t’i oftronte ndihmë disa personave që ishin aksidentuar në një autostradë në Zvicër. Në momentin që doli nga vetura Morina u godit nga një veturë, e cila kishte humbur kontrolin në autostardë.

Gjithahstu oda e Stomatologëve të Kosovës, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Jetmir Morinës. Përmes n jë postimi në rrjete sociale, Oda e Stomatologëve i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve të mjekut.

Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen e papritur nga jeta në moshë të re në aksident trafiku të kolegut tonë Dr. Jetmir Morina. Në këto momente të vështira për familjen Morina, Oda e Stomatologëve të Kosovës, në emër të të gjithë kolegëve stomatolog shpreh ngushëllimet e saja të sinqerta familjes, të afërmëve, miqëve dhe gjithë atyre që njohën kolegun Morina Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, shkruan Oda e Stomatologëve të Kosovës në facebook./albeu/com/