Gafa e madhe e "YFSF" me fituesen e edicionit (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme në TV Klan u zhvillua finalja e spektaklit ‘Your Face Sounds Familiar’ ku konkurrentët e tij për javë me radhë imituan artistë/e të ndryshme në performanca mbresëlënëse duke u votuar nga publiku dhe juria Olta Gixhari, Albërie Hadërgjonaj dhe Arcan Çani. Mbrëmë u vendos edhe fituesi, por një gafë ndodhi para kësaj shpalljeje.

Kompjuteri i përpunimit të të dhënave nxorri gabimisht fitues këngëtarin Valon Shehu ndërkohë që në fakt fituesja sipas votave të publikut deh atyre të jurisë, fituesja ishte Beatrix Ramosaj.
Shehu dhe Ramosaj e morën me sportivitet këtë ngatërresë, të pasqyruar edhe nga Alketa Vejsiu pak më vonë në profilin e saj në Instagram.

“Kur varesh nga teknologjia behen dhe gabime si ky qe ndodhi sonte; ne nje transmetim direkt mund te ndodhin te gjitha. Fituesja e patentes eshte ne te vertete Beatriks Ramosaj sipas votimit te jurise dhe konkurrenteve. Kompjuteri nxorri gabimisht ne fund te programit, emrin e Valon Shehut si fitues.( gje qe nuk i ndryshon asgje talentit dhe vokalit te rralle te Valon Shehut). Flaka Krelani fiton cmimin e merituar te produksionit! Tv Klan dhe Produksioni i kerkojne ndjese per kete incident, fitueses se vertete dhe te merituar, Beaktiks Ramosajt! Falenderojme Valonin dhe Beatriksen per sportivitetin me te cilen mirkuptuan kete situate! Per Mediat; "Fiton edicionin e dyte te YFSF, Beatriks Ramosaj" Kompjuteri lajthit. Urime te gjithe kastit te kengetareve per gjithcka dhane ne kete edicion!” shkruan Vejsiu në Instagram. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2017, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori