Gaçe: Martohem në shtator, në fushatë vetëm për Malaj
Diva e skenës shqiptare, Aurela Gaçe është mysafirja e radhës në "Summer Pages". Në këtë intervistë të gjatë për suplementin veror të "Gazeta Shqiptare", uragani i skenës sonë rrëfen shumë të pathëna... Duke filluar nga angazhimi i përjavshëm në Tiranë, tek klientët VIP që vizituan club-in e saj këtë vit. Mrekullia me emrin Gaçe dhe dasma me Skerdin, që pritet të mbahet këtë shtator. Të rejat që do të sjellë gjatë sezonit veror dhe angazhimi surprizë në fushatë… Për cilin kandidat do të këndojë Aurela dhe pse?

"Unë kam 13 vjet që nuk përfshihem fare në fushatë. Kam pasur kërkesa dhe ftesa nga miq, sepse duhet të keni parasysh që unë jam njeri dhe kam miq, nga të gjitha anët, nga të gjitha forcat politike, por u kam kërkuar që të mos më fusin në këtë bela, ose u kam thënë: “Duhet paguani aq shumë që të përdorni figurën time dhe unë të mos punoj për nja 4-5 vjet”. Po unë s’rri dot pa punuar, sepse kjo, e thashë, është kënaqësi shpirtërore e imja, kështu që kam zgjedhur të mos marr pjesë fare. Kam shumë miq nga të gjitha anët dhe nuk dua që t’i ngelet hatri askujt, ndaj kam zgjedhur të mos përfshihem. Vazhdoj atë punën time, jetën time. Por është dikush të cilit s’i them dot “jo”. I vetmi personazh të cilit unë do t’i shfaqem në mbyllje të fushatës është një mik, të cilit i kam një borxh prej 13 vjetësh. Në koncertin tim të dytë recital, ka qenë i vetmi politikan, mik, që i është përgjigjur telefonatës sime për ndihmë. Sepse të bësh një koncert recital ka shumë harxhime, shumë, dhe prandaj nuk kam bërë një tjetër këto kohë, por do bëj së shpejti, jam e bindur. Me këtë forcë që kam në kokë, po nuk dola në skenë unë vdes shpirtërisht... Siç po thoja, më janë dashur shumë para, dhe e vërteta është që Arben Malaj ka qenë i vetmi që më është përgjigjur. Më ka ndihmuar dhe nuk ma ka zënë kurrë në gojë. Është treguar aq fisnik, sa asnjëherë nuk më ka kërkuar as edhe një nder dhe nuk e ka përmendur kurrë; qoftë në familjen e tij, qoftë në ambiente të tjera, nuk e kam dëgjuar njëherë që të thotë që, "unë e kam ndihmuar Aurelën", është shprehur këngëtarja nga Vlora.

Përsa i përket dasmës Aurela tha: "Dasma do të jetë për qejf. Ndërthurje e elegantes me sportiven. Do të jetë në club-in veror që ne do të hapim. S’kam ku të gjej një vend tjetër më të mirë. “Geraldina Sposa” do të bëjë gjithë arredimin dhe do të më veshë mua nuse. O Zot! Do vishem unë nuse, më në fund". /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2013, ora 14:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori