Futi në sherr Ben Blushin dhe Arbanën? Reagon Renato Mekolli
Pas lajmit të bujshëm të largimit të Arbana Osmanit nga "Top Channel" në mes të sezonit për shkak të sherrit me Ben Blushin, u mësua se moderatorja i zgjidhi pakënaqësitë dhe do të vazhdojë të qëndrojë në televizion.

Përpos pakënaqësive te Arbanes, u fol se Renato Mekolli ishte një ndër arsyet e debatit të Arbanës me drejtorin e Top Channel, Ben Blushin.

Në gjysmën e sezonit të emisionit ‘Dua të të bëj të lumtur’, studion e Arbanës do ta shfrytëzojë shefi i njohur Renato Mekolli, për emisionin e ri të gatimit me fëmijë që do të nisë në prill.

Pas këtyre lajmeve, Renato Mekolli ka reaguar në Instastory duke publikuar lajmin e përhapur ngado dhe e ka përgënjeshtruar gjithçka është thënë shkruan xing.al.

"Vetëm në portalet tona lexohen këto lajme. Lajm i rremë. Takohemi së shpejti në Top Channel ne."- shkruan Renato në postim.
Shtuar më 06/03/2019, ora 20:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori