"Fustani që bënë për Beyonce nuk ka çmim", reagojnë stilistët shqiptarë (FOTO LAJM)

Kujta & Meri, çifti i stilistëve që për 3 ditë pa ndalim punuan për të krijuar fustanin që bëri namin i veshur nga Beyonce, i kthehen sërish çështjes së çmimit.

Gjatë një interviste të dhënë për "Klan Kosova" ata ishin të qartë kur thanë se fustani i Beyonce-s nuk është në shitje, por një i ngjshëm me to, në Milano kap shifrën e 6000 eurove.

Një informacion i tillë është transformuar nëpër media dhe çifti i dizajnerave ka reaguar përmes një Instastory për ta sqaruar.

"Fustani që u krijua për divën Beyonce nga Kujta & Meri nuk është në shitje dhe vlera e përforlur këto ditë në disa nga mediat tona nuk është reale. Nga ana tjetër, vetë artistja ka deklaruar që krijimin tonë për të do ta ruajë për vajzat e saj.

Ajo çfarë ne kemi thënë është se fustani i krijuar për gruan më të preferuar të botës nuk ka vlerë të caktuar monetare, por imitimet e fustanit mund të kenë çmime të caktuara. Nëse e shihni deklaratën tonë, do ta kuptoni dhe tani."- shkruhet në postimin e tyre.

Në një tjetër postim, Kujta & Meri shkruajnë:

"Unë jam artist, s'kam nevojë për një vizë që të udhëtoj botën.Një grua e plotfuqishme veshi artin tim dhe më dha gjithë botën në duart e mia duke arritur në çdo vend brenda një nate. Kjo është Beyonce."

Stilistët nuk harruan të falenderonin njerëzit që duartrokitën arritjen e tyre, që ndoshta shënoi kulmin e karrierës së tyre 30-vjeçare.

Shtuar më 19/12/2019, ora 15:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori