Fustani i saj i martesës u komentua gjatë, Vesa Luma tregon se asgjë nuk ka qenë rastësi (FOTO LAJM)

Katër vite më parë, Vesa Luma dhe Big Basta i dhanë fund beqarisë.

Në një ceremoni që do të mbahet mend gjatë ata i thanë “po” njëri-tjetrit dhe sot janë prindër të një djali.

Aso kohe vëmendjen më të madhe nga dasma e rrëmbeu fustani i Vesës, i cili u komentua gjatë.

Ai ishte larg një fustani të bardhë tradicional dhe Vesa duket se e ka zgjedhur për një arsye të veçantë.

Pak më parë Vesa ka shkëputur një video të shkurtër nga klipi i këngës “November Rain” të Guns N’ Roses, në të cilin shfaqet një modele e veshur me fustan nusërie.

Këngëtarja ka treguar se prej asaj është frymëzuar për të rezalizuar të njëjtin fustan për martesë.

“Nga momenti i parë që pashë këtë video legjendare, u betova se ky do të ishte fustani im i martesës… ose i ngjashëm”, ka shkruar Vesa përkrah videos.

Fustani i Vesës ishte mjaft modern dhe i veçantë dhe mënyra si e kishte kombinuar me detajet e tjera, e bënin të dukej një nuse yll.
Shtuar më 17/10/2019, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori