Fundjava e nxehtë e DJ Sardit, publikon foton pikante me të dashurën (FOTO LAJM)

Dj Sardi ka trazuar shpesh ujrat e showbizit shqiptar, duke u përfolur për lidhjet me vajzat e famshme.

Kohët e fundit ka qenë tema kryesore në lajmet rozë, pasi bëri publike fejesën e tij me një vajzë që nuk ka lidhje me famën.

Madje ai dëshiron ta mbajë ende enigmë vajzën që ka në krahë dhe i ka vjedhur zemrën.

Ditën e djeshme ai nuk ka rezistuar pa publikuar një foto në InstaStory me të fejuarën e tij.

Sardi është treguar i kujdesshëm për të mos e zbuluar portretin e partneres në foto.

Çifti i ri ka zgjedhur ta kalojë fundjavën pranë bregdetit, nga ku kanë pozuar dhe për kamerën.

Fotoja është shumë “hot” ashtu si dhe vetë temperatura. Dj Sardi ka parë në kamera dhe duart e tij është siguruar t’i vendosi në territorin që i takon, në vithet e partneres.

Edhe pse vajzës nuk i duket portreti me kaq mundësi sa na la Dj Sardi, ajo duket në top formë.

Kjo e dielë s’do të mund të ishte më e nxehtë se kaq!

Çifti mesa duket po kalon periudhën më të bukur të jetës dhe ata po sigurohen të shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit.

Shtuar më 08/06/2020, ora 09:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori